ÇMIMI PËR GAZETARE DHE GAZETARË (EVROPA JUGLINDORE)

Në vitin 2021, Asociacioni i Evropës Juglindore paraqiti për herë të parë një çmim nderi e solidariteti për profesionistët e mediave nga rajoni.

Çmimi i Solidaritetit i Asociacioni së Evropës Juglindore nderon gazetaret dhe gazetarët e guximshëm nga vendet tona partnere, që shpesh vënë veten në rrezik të lartë personal për raportimin kritik, për punën e tyre të jashtëzakonshme, dhe njeh kontributin e tyre për zhvillim të demokracisë, manifestimit të lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit. Çmimi synon të kontribojë në një mbrojtje më të lartë simbolike të gazetareve dhe gazetarëve në vend përmes vëmendjes që lidhet me çmimin dhe të njohë arritjen e madhe të fituesve të çmimeve përmes dhënies së tij. Asociacioni i Evpropës  Juglindore dëshiron të tregojë edhe një herë se qëndron në anën e atyre, që mbrojnë në rajon vlerat tona evropiane si liria e shtypit dhe liria e shprehjes.

Çmimi jepet çdo vit në një aktivitet të organizuar në Berlin dhe financohet tërësisht nëpërmjet donacioneve. Çmimi i ri i solidaritetit zëvendëson çmimin e mëparshëm për gazetare dhe gazetarë për raportime të shkëlqyera në gjuhën gjermane nga rajoni ynë.

Propozime për kandidatë të mundshëm të çmimeve mund t’i paraqisni në zyrën e Asociacionit të Evropës Juglindore deri më 31 mars të çdo viti duke përdorur vegëzat.

 

Ftojmë përzemërsisht të gjithë të kontribojnë për çmimin për gazetare dhe gazetarë me donacionin e tyre dhe / ose me ndonjë sugjerim për një kandidat të mundshëm. Ju lutemi transferoni donacionet për çmimin me shënimin "Sonderspende Journalistenpreis" në llogarinë e Asociacionit të Evropës Juglindore në Deutsche Bank Munih:

Südosteuropa-Gesellschaft
IBAN: DE03 7007 0024 0207 1900 05
BIC: DEUTDEDBMUC